Të shtëna me armë zjarri në Teksas, dy të vdekur dhe pesë të plagosur

schedule07:47 - 20 Janar, 2020

schedule 07:47 - 20 Janar, 2020

Dy persona u vranë dhe pesë të tjerë mbetën të plagosur në një klub në San Antonio, në Teksas.

Autoritetet e Teksas njoftuan se një person ka qëlluar me armë brenda në klub. Shefi i policisë në San Antonio, William McManus tha se ngjarja ndodhi brenda klubit midis një grupi individësh dhe një personi. Mediat e huaja shkruajnë se një viktimë vdiq në vendin e ngjarjes ndërsa një tjetër ndërroi jetë sapo mbërriti në spital.

Ndërkohë autoritetet njoftojnë se po punohet për indentifikimin dhe kapjen e autorit./abcnews.al.