Të shtëna me armë zjarri janë raportuar këtë mesditë në Radhimë të Vlorës.
“Sot, rreth orës 12:30, në Radhimë, në afërsi të plazhit, në rrethana ende të paqarta, dyshohet se një shtetas ende i paidentifikuar, ka qëlluar me armë zjarri”, njofton policia.
Policia sqaron se po kryen kontrolle në terren për të gjetur nëse ka persona të dëmtuar.
“Janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për kapjen e autorit”, thotë policia.
Njoftimi i policisë
Vlorë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 12:30, në Radhimë, në afërsi të plazhit, në rrethana ende të paqarta, dyshohet se një shtetas ende i paidentifikuar, ka qëlluar me armë zjarri.
Po kryhen verifikime nga shërbimet e Policisë, nese ka persona të dëmtuar.
Janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për kapjen e autorit
/ABCNEWS.AL/