Një konflikt mes disa personave në Prizren ka përfunduar me përdorimin e armës. Pesë persona janë përplasur me njëri tjetrin dhe për pasojë ka mbetur i plagosur një person.
Ngjarja ka ndodhur afër lagjes së spitalit të qytetit. Lajmin e konfirmoi zëdhënësi i policisë në Prizren, Shaqir Bytyqi, i cili tha se në vendin e ngjarjes është gjetur një gëzhojë dhe të dyshuarit janë arrestuar.
“Me datë 08.11.2024 rreth orës 17:10, afër lagjes së spitalit ka pasur një gjuajtje me armë zjarri. Një person ka pësuar lëndime në këmbë. Të përfshirë në përleshje kanë qenë pesë persona (dy palë), deri te gjuajtja ka ardhur pas një mosmarrëveshje në mes të palëve.”, tha Bytyqi për KosovaPress./abcnews.al