Të shtëna me armë zjarri në Lezhë. Raportohet për një person të plagosur. Gazetari Gjergj Figuri raporton se ngjarja ka ndodhur pranë tregut të qytetit. I plagosuri është drejtuesi i një furgoni të linjës Lezhë-Laç. Sipas gazetarit, ngjarja dyshohet se ka ndodhur pas një konflikti të çastit me një person tjetër.
“I plagosuri drejtuesi i furgonit ka marrë dy plumba në të dyja këmbët dhe është dërguar në spitalin e Lezhës ndërsa autori është larguar. Në vendngjarje është gjetur edhe një kaçavidë që mendohet mund të ketë tentuar të goditet edhe personi që ka qëlluar më pas me armë në drejtim të drejtuesit të furgonit por nuk dihen rrethanat se si ka nisur debati.”, theksoi gazetari.
Ai shtoi se personi që ka qëlluar me armë është identifikuar dhe shpallur në kërkim, por nuk është bërë publik./abcnews.al