Të shtëna me armë zjarri në Laç, një i plagosur

schedule08:12 - 23 Gusht, 2022

schedule 08:12 - 23 Gusht, 2022

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në Laç. Mësohet se si pasojë e të shtënave ka mbetur i plagosur një person.

Policia bën të ditur se rreth orës 00:25, gjatë kohës që  Besim Zeneli, 60 vjeç, banues në fshatin Shullaz, Kurbin, ka qenë në biznesin e tij (dyqan fruta-perimesh) që ndodhet në anë të rrugës, në autostradën Laç – Lezhë, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të tij.

I plagosuri është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë për të marrë ndihmë mjekësore. Ende nuk dihen rrethanat, ndërsa policia ka shoqëruar tre persona, mes tyre dhe autorin e dyshuar të ngjarjes .

Njoftimi i policisë:

Kurbin / Informacion paraprak

Rreth orës 00:25, gjatë kohës që shtetasi B. Z. 60 vjeç, banues në fshatin Shullaz, Kurbin, ka qenë në biznesin e tij (dyqan fruta-perimesh) që ndodhet në anë të rrugës, në autostradën Laç – Lezhë, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të tij.

Për pasojë, shtetasi B. Z. ka marrë plagë në trup dhe ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë, nën kujdesin mjekësor.

Grupi hetimor vijon veprimet në vendin e ngjarjes, duke administruar çdo provë dhe vlerësuar çdo informacion, për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar 3 persona, mes tyre dhe autorin e dyshuar të ngjarjes dhe po kryejnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes dhe arrestimin e autorëve të dyshuar.

Për momentin nuk bëjmë me dije identitetin e personave të shoqëruar, për shkak të vijimit të hetimeve dhe ruajtjes së sekretit hetimor.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!