KOSOVË- Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mesditën e sotme në Prishtinë. Ngjarja, sipas policisë, ka ndodhur në rrugën “Xhevë Lladrovci”.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka pohuar se nuk ka persona të lënduar.
Gripi hetimor ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti.
“Sot rreth orës 13:00, policia ka marrë informacion për të shtëna me armë në rrugën “Xhevë Lladrovci” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në informacionet e deritanishme nuk raportohet për persona të lënduar”, tha ajo.