Të shtëna me armë zjarri në Kolumbi, humbin jetën 5 persona, plagosen 6 të tjerë

schedule07:38 - 28 Shtator, 2021

schedule 07:38 - 28 Shtator, 2021

Pesë persona përfshirë një 15 vjeçare kanë humbur jetën dhe 6 të tjerë janë plagosur,pas të shtënave me armë në Kolumbinë jug-perëndimore.

Mediat e huaja bëjnë me dije se në lidhje me këtë ngjarje një komandant ushtarak ka fajësuar një grup rebelësh për sulmin.

Qeveria nënshkroi një marrëveshje paqeje me Forcat e Armatosura Revolucionare të krahut të majtë të Kolumbisë (Farc) pesë vjet më parë, por disa anëtarë të Farc, të cilët nuk ishin dakord me marrëveshjen, u shkëputën dhe kanë vazhduar të jenë aktivë.

Zyrtarët e ushtrisë thanë se disa burra të armatosur kishin hapur zjarr ndaj “një vendi publik” në një zonë rurale jashtë qytetit të Tumaco.

Ndërkohë nga të shtënat dy persona kanë humbur jetën në vend dhe tre të tjerë humbën jetën në spital si pasojë e plagëve mes të cilëve dhe një 15 vjeçare./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!