Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në kampin e emigrantëve në afërsi të Sarajevës, ku për pasojë një person ka mbetur i plagosur.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00, ndërsa i plagosuri është një emigrant, i cili është jashtë rrezikut për jetën.
Në fillim të vitit u krye një bastisje e policisë në kampin në Blazhuj me qëllim gjetjen e personave që qëndrojnë aty ilegalisht, si dhe gjetjen e armëve pa leje, narkotikëve dhe sendeve të tjera që që mund të përdoren për të rrezikuar sigurinë e tyre dhe punonjësve të qendrës.
/abcnews.al