Dy persona mbetën të plagosur pas një konflikti të castit në qytetin e Gjirkostrës. Ngjarja ka ndodhur para Drejtorisë së Policisë, në një pikë bastesh.
Sipas njoftimit të policisë, 40-vjeçari K.Ll plagosi dy personat, identitetet e të cilëve nuk bëhen të njohura dhe më pas u largua nga vendi i ngjarjes. Policia po punon për arrestimin e tij.
Tre gëzhoja u sekuestruan si prova materiale, ndërkohë që bëhet e ditur se të plagosurit ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën./abcnews.al