Të shtëna me armë zjarri në drejtim të një biznesi në Kurbin, shoqërohen disa persona

schedule19:08 - 20 Prill, 2023

schedule 19:08 - 20 Prill, 2023

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në fshatin Gjorem të Kurbinit, në aksin Laç-Mamurras.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës, ku është qëlluar në drejtim të një dyqani, ku shiteshin rroba.

Fatmirësisht, nuk ka të plagosur, por vetëm dëme materiale, ku janë thyer xhamat. Dyqani është në pronësi të një banori vendas nga Gjormi, teksa ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes.

Deri më tani janë shoqeruar disa persona dhe pasi u morën në pyetje, janë lënë të lirë.

Njoftimi i policisë:

Në fshatin Gjorme, Mamurras, në fasadën e dyqanit në pronësi të shtetasit F. T. 36 vjeç, është qëlluar me armë zjarri ku si pasojë ka patur vetëm dëme materiale.

Falë veprimeve të shpejta hetimore profesionale të kryera nga grupi hetimor, është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar, por për arsye hetimi nuk bëjmë me dije gjeneralitetet e tij.

Vazhdojnë veprimet hetimore të thelluara nën drejtimin e Prokurorisë për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!