Të shtëna, me armë zjarri janë regjistruar ditën e sotme në qytetin e Delvinës.
Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Katalat në afërsi të fshatit Rusan.
Mësohet se dy të rinj, barinj, emrat e të cilëve nuk janë bërë të ditur, janë grindur me njëri-tjetrin, dhe një prej tyre ka goditur shokun me armë çifte, duke e lënë të plagosur në këmbë, jashtë rrezikut për jetën.
Mësohet se shkak i këtij konflikti janë bërë kullotat e bagëtive pasi të dy personat janë barinj.
Ndërkohë mësohet se policia ka identifikuar autorin dhe po punon për kapjen e tij.
Njoftimi i policisë:
Delvinë, Informacion paraprak
Në spitalin e Delvinës ka shkuar i dëmtuar në këmbë me armë gjahu shtetasi L.K., 21 vjeç, banues në fshatin Rusan, Delvinë, i cili është jashtë rrezikut për jetën.
Ngjarja ka ndodhur rreth 3 km larg Delvinës për çështje kullotash.
Polica ka identifikuar autorin dhe po punohet për kapjen dhe arrestimin e tij./abcnews.al