Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pranë Shtëpisë së Bardhë në Washington. Sipas të dhënave të policisë, një persona i paidentifikuar ka qëlluar 20 herë dhe dy plumba kanë kapur dy persona që besohet se ishin ‘shënjestra’ për autorin.
Ngjarja ndodhi jashtë një restoranti në një zonë të Washington DC, rreth 1.5 km nga Shtëpia e Bardhë. Sipas dëshmitarëve, personi i armatosur u largua me makinë pasi qëlloi drejt një restoranti meksikan në zonën e Logan Circle.
MPD seeks the public’s assistance in identifying suspects and a vehicle in reference to an Assault With Intent to Kill (Gun) offense that occurred on 7/22/21 in the area of 14th and Riggs St, NW.
Have info? Call (202) 727-9099/text 50411
Release: https://t.co/wS7FFr6I1p pic.twitter.com/7AfZpIGFvL
— DC Police Department (@DCPoliceDept) July 23, 2021
Personat e qëlluar ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe po marrin mjekimin në spital. Autori ende nuk është arrestuar nga policia ndërsa vijojnë kërkimet për gjetjen e tij./abcnews.al