Të paktën një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur, pas një sulmi me armë në një dyqan ushqimor në Uashington, sipas autoriteteve. Policia ka arrestuar të dyshuarin për këtë krim, Aron Christopher Kelly pas dy orësh.
Kelly akuzohet për vrasje të shkallës së parë dhe tentativë vrasjeje të shkallës së parë, tha policia e Richland në një deklaratë.
Viktima është një 38 vjeçar, Justin Krumbah, ndërsa i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
/abcnews.al