Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Petan të Podujevës, ku një person ka humbur jetën pas të shtënave me armë.
Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci i cili tha se ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00.
“Rreth orës 18:00, është raportuar për të shtëna me armë zjarri në fshatin Peran të komunës së Podujevës. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në të dhënat e para, bëhet e ditur se një person, ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga arma zjarrit. Vdekja e viktimës është konstatuar nga ana e mjekëve emergjent. Policia ka iniciuar një hetim me synim sqarimin e të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin”, tha Borovci.