Të shtëna me armë në qendren e NSA në SHBA/arrestohet autori

schedule14:47 - 14 Shkurt, 2018

schedule 14:47 - 14 Shkurt, 2018

Tre persona mbetën të plagosur dhe tre të tjerë u arrestuan pasi një makinë u përplas me portën hyrëse të selisë së Agjencisë Kombëtare të Inteligjencës. Të shtënat u dëgjuan pasi një fuoristradë e zezë iu afrua kompleksit në Fort Mid, në Merilend, pa patur autorizimin përkatës. FBI, që ka marrë në dorë hetimet e rastit, ka dekalruar se për momentin nuk ka të dhëna që të tregojnë se sulmi ka qenë i tipit terrorist. Drejtuesi i automjetit, një civil dhe një oficer sigurie i NSA-së u dërguan në spital për shkak të plagëve të marra. Personi civil dhe oficeri i policisë nuk janë në rrezik për jetën, ndërsa gjendja shëndetësore e shoferit nuk dihet ende. Ndërkohë, personat e ndaluar ndodheshin në mjetin e përfshirë në incident dhe ndodhen nën mbikëqyrjen e oficerëve të NSA-së. /abcnews.al