Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Të shtëna me armë në qendrën e kujdesit për fëmijë me aftësi ndryshe, dy të vdekur

schedule21:53 - 6 Maj, 2022

schedule 21:53 - 6 Maj, 2022

Dy persona u vranë dhe dy të tjerë u plagosën kur një burrë hapi zjarr në një qendër holandeze për fëmijët me aftësi të kufizuara, tha policia.

Mes viktimave është një vajzë 16-vjeçare, ndërsa mes të plagosurve një 13-vjeçar.

Incidenti i përgjakshëm ndodhi në objektin e kujdesit Tro Tardi në Albassrdam pranë qytetit të Roterdamit, Holandë rreth orës 11:00 të mëngjesit.

Nga plumbat humbi jetën edhe një grua 34-vjeçare.

Dëshmitarët raportuan se kishin dëgjuar një breshëri të shtënash, të cilat i detyruan njerëzit të vraponin për të shpëtuar jetën e tyre.

Policia mbërriti dhe arrestoi autorin e dyshuar, i cili u identifikua si 38-vjeçari John S, nga qyteti Oud-Albsas. Policia i gjeti një armë të cilën e sekuestroi.

Autori i dyshuar mendohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe ishte një emër i njohur për policinë paso kishte precedentë të mëparshëm penalë./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!