Të shtëna me armë në Prishtinë/ Policia rrethon zonën, ngjarja në lagjen ku u përplasen dy grupet rivale

schedule14:54 - 3 Shtator, 2024

schedule 14:54 - 3 Shtator, 2024

KOSOVË– Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar para pak minutash në rrugën “Gazmend Zajmi” në lagjen “Aktash” në Prishtinë.

Mediat në Kosovë, raportojnë se një person ka qëlluar me armë, pas një konflikti që ka pasur me një person tjetër.

Aktualisht nuk raportohet për të plagosur, ndërsa policia ka rrethuar zonën dhe po kryen hetime.

Dy ditë më parë, dy familje, Sekiraqa e Gashi u përplasën me armë dhe për pasojë një person humbi jetën dhe pesë të tjerë u plagosën.