Të shtëna me armë në Prishtinë/ Mediat në Kosovë: Një i vdekur dhe një i plagosur

schedule23:13 - 26 Mars, 2024

schedule 23:13 - 26 Mars, 2024

PRISHTINË- Një person ka humbur jetën, ndërsa një tjetër është plagosur pas të shtënave me armë zjarri në Prishtinë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Jeronim De Rada”.

Ngjarja e rëndë është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë për Prishtinën Agron Borovci, raportojnë mediat në Kosovë.

“Rreth orës 21:15, është raportuar për gjuajtje me armë zjarri të ndodhur në rrugën “Jeronim De Rada” në Prishtinë. Me të marrë informatën, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para është bërë e ditur se për pasojë dy persona kanë marrë plagë nga arma e zjarrit ku fatkeqësisht njëri nga ta ka ndërruar jetë”, ka deklaruar Boroci.

Ndërkohë siç raportohet nga policia, e plagosur ka mbetur një femër, e cila është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

“Policia po vijon punën e saj me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore me qëllim identifikimin e të dyshuarve të implikuar në rast, si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, ka shtuar zëdhënësi i policisë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!