Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Të shtëna me armë në një shkollë të mesme në Kaliforni, disa të plagosur

schedule19:00 - 14 Nëntor, 2019

schedule 19:00 - 14 Nëntor, 2019

Pesë persona janë plagosur pasi një person i armatosur hapi zjarr në një shkolle të mesme në Kaliforni. BBC raporton se të shtënat ndodhën në Shkollën e Mesme “Saugus” në Santa Clarita në veri të Los Angeles, disa minuta para se të fillonte mësimi

Policia e përshkroi të dyshuarin një mashkull aziatik të veshur me të zeza., ndërsa sipas faqes së internetit të “LA Times”, i dyshuari është një djalë 15-vjeçar.

Shkolla në fjalë dhe shkollat e tjera afër saj janë mbyllur për shkaqe sigurie



Video live nga helikopteri tregonte oficerët që zbarkuan në shkollë dhe viktimat e lënduara  që u dërguan me ambulancë në spital.

Sherifi i Qarkut në Los Angelos kërkoi që njerëzit që jetojnë në zonë të mbyllin dyert deri në kapjen e autorit.

Shumë shkolla amerikane kanë praktikuar stërvitje me armë në vitet e fundit, pas një vargu sulmesh.

Sipas Washington Post, më shumë se 230,000 të rinj kanë përjetuar dhunë me armë në shkollë që nga masakra e shkollës së mesme Columbine në Kolorado në 1999. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!