Të shtëna me armë në një port në Ekuador, 9 të vdekur

schedule08:46 - 12 Prill, 2023

schedule 08:46 - 12 Prill, 2023

Nëntë persona mbetën të vrarë në një port në Ekuador afër kufirit me Kolumbinë. Ministri i Brendshëm Juan Zapata tha se sulmi u krye nga 30 persona të armatosur dhe të lidhur me bandat e krimit të organizuar.

Zapata tha se në port në kohën e të shtënave kishte rreth 1,500 dhe 2,000 njerëz. Një nga taksitë e përdorur nga sulmuesit u gjet e braktisur në port dhe u sekuestrua nga policia.

Provinca e varfër Esmeraldas ka qenë në gjendje të jashtëzakonshme që nga 3 marsi për shkak të niveleve të larta të krimit dhe dhunës.

Ekuadori ndodhet midis Kolumbisë dhe Perusë, dy prodhuesit më të mëdhenj në botë të kokainës, shumica e së cilës dërgohet në Shtetet e Bashkuara dhe Europë nga portet e Ekuadorit.

Rrjedhimisht, Ekuadori ka parë një rritje kohët e fundit të dhunës dhe vrasjeve që lidhen me trafikun e drogës.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!