Të shtëna me armë në një lokal në qendër të Prishtinës, 17 persona të plagosur

schedule08:33 - 5 Gusht, 2023

schedule 08:33 - 5 Gusht, 2023

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e së premtes në një lokal në Kosovë. Mediat vendase shkruajnë se nga të shtënat e ndodhura në një lokal në qendër të Prishtinës janë plagosur 17 persona mes të cilëve njëri në gjendje të rëndë.

Lajmin e ka konfirmuar Drejtori i Klinikës Emergjente, Naser Syla, i cili ka thënë detaje rreth gjendjes së tyre.

Krejt i kemi 17 të lënduar. 7 janë me armë zjarri kurse 10 janë me lëndime të tjera, me xhama ose mjete të tupitura. Të gjithë janë në gjendje stabile, ndërsa njëri është në sallë të operacioni dhe është në rrezik për jetë. Ndërsa, prej këtyre gjashtë të tjerëve, një nga ta pret që të hyjë në sallën e operimit, por gjendja e tyre është stabile. Mosha e pacientëve sillet prej vitit 1984 deri në 2003”, ka deklaruar Syla.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovs. Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci i ka thënë Gazetës Express se së paku dy të dyshuar janë identifikuar si të implikuar në rast, përderisa po punohet edhe për identifikimin e të dyshuarve të tjerë të mundshëm.

Rreth orës 23:30, është raportuar për të shtëna me armë zjarri në një lokal  në rrugën “Rexhep Luci” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para dyshohet se disa persona kanë marrë plagë nga arma e zjarrit apo edhe nga fragmente qelqi. Ndërkohë që të lënduarit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor, policia po vijon punën me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore .  Aktualisht së paku dy të dyshuar janë identifikuar si të implikuar në rast, përderisa po punohet edhe për identifikimin e të dyshuarve të tjerë të mundshëm”, ka deklaruar Borovci./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!