Një person ka humbur jetën dhe të paktën katër të tjerë janë plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në një autobus në Kaliforninë Veriore.
Mediat e huaja bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në një autobus Greyhound, ku ndërhyrja e policisë ka bërë të mundur arrestimin e menjëhershëm të autorit.
Menjëherë pas marrjes së njoftimin se po qëllohej brenda një autobusi në Oroville, në veri të Sacramento, zëvendësit e Sherifit dhe oficerët e policisë së Oroville pasi arritën në vendin e ngjarjes gjetën disa njerëz me plagë me armë zjarri dhe një viktimë.
Ndërkohë akoma nuk ka një raport të detajuar në lidhje me këtë ngjarje të rëndë, por ajo që dihet deri më tani është se nga të shtënat ka humbur jetën një person dhe janë plagosur dosa të tjerë. /abcnews.al