Akuza për tradhti dhe trafiqe, vjehrri ekzeuton ish-dhëndrin në sytë e vajzës para seancës gjyqësore për fëmijët

schedule14:40 - 4 Qershor, 2021

schedule 14:40 - 4 Qershor, 2021

14:16 – Kudreti do të merrte fëmijët, vjehrri e ekzekutoi me 5 plumba: Çfarë ndodhi para seancës gjyqësore

40-vjeçari Kudret Saliaj u ekzektua nga ish-vjehrri i tij Mexhit Picari në ditën kur gjykata do të vendoste për ndarjen e çiftit dhe përcaktimin e kujdestarisë së tre fëmijëve të tyre.Siç raporton gazetarja Xhensila Kodra për Abcnews.al, padia për zgjidhje martesë ishte bërë pikërisht nga Kudret Saliaj, ku krahas ndarjes ai kishte kërkuar edhe kujdestarinë e fëmijëve si edhe detyrimin e bashkëshortes Dhurata Saliaj për dhëniën e një kontributi financiar për ta.

Po ashtu, objekt i seancës së sotme ishte edhe përcaktimi i ditës së takimit të nënës me dy djemtë dhe vajzën e mitur.

Megjithatë, ish-vjehrri Mexhit Picari nuk ka pritur vendimin e gjykatës, por me një pistoletë që e mbante pa leje me vete ka qëlluar 8 herë në drejtim të Kudret Saliajt duke e lënë të vdekur në vend.

Dinamika

Abcneës.al mëson se ngjarja ndodhi 10 minuta para seancës  gjyqësore për ndarjen e çiftit. Në momentin e ngjarjes, familja Picari, specifikisht Mexhiti dhe Dhurata kanë qenë ulur në lokal, ndërsa në një karrige tjetër disa metra më tej ishin ulur Kudret Saliaj me avokatin e tij Adriatik Cama.

Në një moment, pa shkëmbyer asnjë fjalë, Picari është ngritur nga tavolina dhe duke nxjerrë pistoletën, ndërsa ka qëlluar 8 herë në drejtim të tij. 5 nga plumbat kanë goditur Saliajn dhe 1 tjetër avokatin e tij, Adriatik Camën.

Pasi vrau Saliajn, Mexhit Picari është larguar në këmbë me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, ndërsa pas tij u largua edhe Dhurata, ish-bashkëshortja e viktimës. Policia ka shkuar menjëherë për kontroll në shtëpinë e Dhuratës ku edhe ka gjetur aty autorin e vrasjes.

Në dëshminë e parë para policëve ai ka theksuar se kishte vepruar për të mbrojtur nderin e vajzës, të cilën sipas tij po e akuzonin pa asnjë provë për tradhti bashkëshortore.

14:00- Një telenovelë me fund tragjik: Akuzat për tradhti e ruajtja e nderit, si nisi konflikti mes viktimës e familjes Picari

Një sërë akuzash dhe kundër akuzash për dhunë dhe tradhti janë finalizuar në formën më tragjike, për një çift në proces divorci në Tiranë. Kudret Salija, në proces divorci prej më shumë se një viti me ish-bashëshorten Dhurata Salija u vra mesditën e së premtes nga vjehrri i tij Mexhit Picari.

Ky i fundit tha në polici pas arrestimit se vrasjen e kreu për të mbrojtur nderin e vajzës të cilën viktima e akuzonte për tradhti bashkëshortore.

Por si nisi konflikti mes palëve?

Zanafilla e gjithë historisë janë akuzat për tradhti. Kudreti prej kohësh e akuzonte të shoqen për tradhti dhe dhunë fizike e psikologjike ndaj 3 fëmijëve të saj. Dhurata i ka mohuar akuzat. Tre fëmijët e mitur qëndronin me babain, ndërsa Dhurata është shprehur që bashkëshorti nuk e lejonte t’i takonte fëmijët me pretendimin se i kishte manipuluar fëmijët duke i gënjyer.

Edhe pse akuzat i ka mohuar, Dhurata Salija në tetor 2020 është arrestuar për dhunë fizike e psikologjike ndaj fëmijëve dhe kërcënime ndaj vjehrrës.

Më 2 tetor, 32-vjeçarja mori leje nga puna për të shkuar në spital pasi nuk ndihej në gjendje të mirë shëndetësore. Në këtë momenti nisi konflikti me burrin, që sipas saj, e akuzoi se kishte shkuar me të dashurin. Ajo ka treguar po ashtu se burri shkoi ta merrte nga spitali dhe më pas e dërgoi në shtëpinë e prindërve.

Pjesë nga intervista për emisionin “Uniko” ne nëntor 2020 kur 32-vjeçarja shprehej se akuzat ishin të pabaza ndërsa shton se edhe e kishte telefonuar të ndjerin duke i thënë: Kemi 17 vjet të martuar, si s’më dhe një sqarim për çfarë po më lë.

Dhurata Saliaj: Si mund t’i them unë bashkëshortit tim me gjithë qejf, më ço te babai im që të ndahem nga burri. Kjo është një gjë shumë e rëndë për atë, por ata e kishin menduar aq mirë këtë pjesë. Më ka marrë nga spitali, më ka tërhequr nga krahu i majtë, që e kam dhe shenjë pickimi, dhe më ka futur në makinë. I them pse shkojmë këtej? A do shkojmë te shtëpia? Jo tha, do shkojmë te babai yt të ballafaqohemi.

Për çfarë të ballafaqoheni?

Dhurata Saliaj: Pse kam ikur unë vetëm në spital. Si mund ta lërë gruan ai, 17 vite që unë kam jetuar me atë, pse kam vajtur vetëm në spital? Pastaj më ka marrë në makinë dhe u habita kur m’u fut djali në makinë mbrapa.

Keni debatuar me djalin në këtë moment?

Dhurata Saliaj: Jo fare. S’kam debatuar fare. Atë ditë babi kishte datëlindjen. Mendova se do vinim dhe për datëlindjen e babit. S’e mendova unë që ai do më linte këtu.

Pra, ju jeni ndarë dhe ka ndodhur gjithë historia në ditën e datëlindjes së babait tuaj?

Dhurata Saliaj: Që ishte një surprizë e madhe dhe për babin.

Por ai pretendon se ka debatuar me ju dhe ju ka lutur që të ktheheni në shtëpi për hatër të fëmijëve dhe ju keni thënë unë nuk kthehem kurrë më mbrapa me ju. Madje keni debatuar dhe me djalin tuaj për pjesën e të dashurve që pretendon se ju i kishit.

Dhurata Saliaj: Kjo s’është e vërtetë. Bashkëshorti im s’më ka dhënë as edhe një sqarim. Unë kam tentuar e kam marrë dhe më mbrapa në telefon dhe i kam thënë: Kemi 17 vjet të martuar, si s’më dhe një sqarim për çfarë po më lë.

Për betejën në gjyq ishin zhvilluar 4 seanca dhe sot do të ishte e pesta. Por ngjarja përfundoi në mënyrë tragjike.

10 minuta para se të niste seanca e pestë, familja Picari, specifikisht Mexhiti dhe Dhurata kanë qenë ulur në lokal, ndërsa në një karrige tjetër disa metra më tej ishin ulur Kudret Saliaj me avokatin e tij Adriatik Cama. Në një moment, pa shkëmbyer asnjë fjalë, Picari është ngritur nga tavolina dhe duke nxjerrë pistoletën, ndërsa ka qëlluar 8 herë në drejtim të tij. 5 nga plumbat kanë goditur Saliajn dhe 1 tjetër avokatin e tij, Adriatik Camën.

Pasi vrau Saliajn, Mexhit Picari është larguar në këmbë me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, ndërsa pas tij u largua edhe Dhurata, ish-bashkëshortja e viktimës. Policia ka shkuar menjëherë për kontroll në shtëpinë e Dhuratës ku edhe ka gjetur aty autorin e vrasjes.

Në dëshminë e parë para policëve ai ka theksuar se kishte vepruar për të mbrojtur nderin e vajzës, të cilën sipas tij po e akuzonin pa asnjë provë për tradhti bashkëshortore.

13:31-Del fotoja e autorit/ Zbulohet zanafilla e konfliktit, çfarë deklaronte Mexhit Picari për ish-dhëndrin

Është zbardhur vrasja e ndodhur ditën e sotme në Tiranë ku mbeti i vrarë Kudret Saliaj. Ky i fundit është vrarë nga babai i ish-gruas së tij, Mexhit Picari.

Policia disa orë pas ngjarjes ka mundur të arrestojë autorin Mexhit Picari. Por të viktima dhe familja e autorit ishin prej kohësh në konflikt. Vrasja e ka zanafillën në një konflikt të hershëm në familje.

Në shtator të vitit 2020, Mexhit Picari ka rrëfyer historinë e dhëndrit dhe vajzës së tij, Dhurata Saliaj ndërsa pretendon se Kudret Saliaj e ka tradhtuar vajzën.

Babai i Dhuratës, Mexhit Picari, i cili ka qene edhe polic ka treguar një histori të 10 viteve më parë, kur kapi dhëndrin e tij duke u konfliktuar fizikisht me persona të tjerë. Sipas tij, sherri kishte ndodhur për konflikte banale ku ishin të përfshira edhe disa vajza.

“Unë e kam kapur vetë para 10 viteve, kam kapur K. (bashkëshortin e vajzës), e kam kapur te KMY te lokali, e kemi kapur, edhe baba i vetë, e kemi parë me goca, lidhje jashtë martese. Kur kam shkuar unë, e kam gjetur të çarë këtu te nofulla, edhe kanë qenë 4 çuna duke u zënë për punë femrash. Kur e kam parë me gjak kështu, ju kam thënë policia, unë kam qenë punonjës policie. Ju kam thënë mos se policia këtu. Ata direkt e kanë lënë, edhe më tha mik më shpëtove, hallall ta bëftë Zoti. Po ç’na bërë kështu more dhëndër. Po ti je i martuar, a ke turp i thashë. A ke turp që zihesh për punë femrash. Ti je i martuar, ke fëmijë. Tha bëra gabim, po më fal. Edhe unë i thashë gocës, erdhi dhe i thashë për mua lere se ky nuk i heq huqet. Na ka marrë malli për nipërit, ju kanë bërë presion”, është shprehur babai i Dhurata Saliajt për emisionin Uniko.

13:29 –E vrau vjehrri “për t’i ruajtur nderin vajzës”: Nga akuzat për dhunë e tradhti, kush ishte gruaja e viktimës

Kudret Salija është vrarë ditën e sotme me pesë plumba nga ish-vjehrri pasi ishte në proces divorci me vajzën e tij, Dhurata Salijan.

Viktima prej më shumë se një viti kishte nisur procedurat për ndarjen, ndërsa të shoqen e akuzonte për dhunë në familje. Madje, Dhurata ka qenë edhe arrestuar pas kallëzimeve të të shoqit. Mes palëve prej vitesh ka akuza dhe kundër akuza. Ndaj Dhuratës nuk kanë munguar akuza për dhunë, mosmarrëveshje apo tradhti bashkëshortore.

Pas arrestimit, autori Mexhit Picari u ka thënë forcave policore se vrasjen e bëri për t’i ruajtur nderin vajzës.

AKUZAT DHE ARRESTIMI I DHURATA SALIAJ

Brenda familjes ka pasur akuza dhe kundërakuza, pretendime për tradhti bashkëshortore, mosmarrëveshje dhe deklarata për dhunë fizike dhe psikologjike. Familja e bashkëshortit, konkretisht vjehrra e 32-vjeçares, mbesa e burrit të saj, madje edhe 2 fëmijët e saj, e akuzojnë Dhurata Saliajn për tradhti bashkëshortore. Ata thonë se ka prova, ndërsa vetë Dhurata mohon çdo gjë të tillë dhe i konsideron sajesa e trillime.

Por konflikti brenda familjes u tensionua akoma më shumë. Ndaj Dhuratës u bë një denoncim në polici, ku akuzohej se kishte ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj fëmijëve të saj dhe mbesës së burrit, si dhe të kishte kërcënuar vjehrrën.

Pas këtij kallëzimi, Dhurata Saliaj u arrestua më datë 3 tetor. Pasi u arrestua, Dhurata doli përpara Gjykatës së Tiranës dhe trupa gjykuese vendosi masën e sigurisë arrest shtëpie. Dhurata Saliaj, 32-vjecare jetonte në shtëpinë e prindërve të saj në fshatin Picar në periferi të kryeqytetit.

RREFIMI I DHURATA SALIAJ

Dhurata Saliaj ka treguar historinë e ndarjes nga bashkëshorti i saj dhe problemet që lindën në familjen e saj pasi u akuzua nga burri, fëmijët e saj dhe vjehrra për dhunë fizike e psikologjike dhe tradhti bashkëshortore.

Në një intervistë për emisionin “Uniko” ne nëntor 2020, 32-vjeçarja Dhurata Saliaj është shprehur se gjithçka kulmoi në datën 2 tetor të këtij viti, pikërisht në ditën e datëlindjes së babait të saj.

Ajo kishte shkuar në spital pasi nuk ndihej mirë, ndërsa bashkëshorti e akuzoi se e kishte shoqëruar i dashuri. Dhurata mohon këto pretendime, dhe thotë se burri shkoi ta merrte nga spitali dhe më pas e dërgoi në shtëpinë e prindërve.

Dhurata Saliaj: Si mund t’i them unë bashkëshortit tim me gjithë qejf, më ço te babai im që të ndahem nga burri. Kjo është një gjë shumë e rëndë për atë, por ata e kishin menduar aq mirë këtë pjesë. Më ka marrë nga spitali, më ka tërhequr nga krahu i majtë, që e kam dhe shenjë pickimi, dhe më ka futur në makinë. I them pse shkojmë këtej? A do shkojmë te shtëpia? Jo tha, do shkojmë te babai yt të ballafaqohemi.

Për çfarë të ballafaqoheni?

Dhurata Saliaj: Pse kam ikur unë vetëm në spital. Si mund ta lërë gruan ai, 17 vite që unë kam jetuar me atë, pse kam vajtur vetëm në spital? Pastaj më ka marrë në makinë dhe u habita kur m’u fut djali në makinë mbrapa.

Keni debatuar me djalin në këtë moment?

Dhurata Saliaj: Jo fare. S’kam debatuar fare. Atë ditë babi kishte datëlindjen. Mendova se do vinim dhe për datëlindjen e babit. S’e mendova unë që ai do më linte këtu.

Pra, ju jeni ndarë dhe ka ndodhur gjithë historia në ditën e datëlindjes së babait tuaj?

Dhurata Saliaj: Që ishte një surprizë e madhe dhe për babin.

Por ai pretendon se ka debatuar me ju dhe ju ka lutur që të ktheheni në shtëpi për hatër të fëmijëve dhe ju keni thënë unë nuk kthehem kurrë më mbrapa me ju. Madje keni debatuar dhe me djalin tuaj për pjesën e të dashurve që pretendon se ju i kishit.

Dhurata Saliaj: Kjo s’është e vërtetë. Bashkëshorti im s’më ka dhënë as edhe një sqarim. Unë kam tentuar e kam marrë dhe më mbrapa në telefon dhe i kam thënë: Kemi 17 vjet të martuar, si s’më dhe një sqarim për çfarë po më lë.

13:00 – Gruaja e rrihte, vjehrri e vrau: Historia si në filma në Tiranë

Kudret Salija prej më shumë se një viti ka nisur procedurat për t’u divorcuar nga bashkëshortja e tij, por sot mbeti i vrarë me të paktën pesë plumba nga vjehrri i tij Mexhit Picari.

Pasi ky i fundit hapi zjarr në një lokal pranë Gjykatës së Tiranës, i plagosur mbeti edhe avokati i tij Adriatik Cama i cili mori një plumb.

Mësohet se padia për divorc është paraqitur nga viktima më 24 dhjetor 2020. Për çështjen që është në drejtimin e gjyqtares Irena Plaku janë zhvilluar katër seanca. Ndërsa, sot 10 minuta përpara vrasjes do të niste edhe seanca e pestë.

Si duket shkak që Kudret Salija të kërkonte ndarjen nga bashkëshortja ka qenë dhuna në familje. Ai në disa raste ka bërë kallëzime se dhunohej nga bashkëshortja. Kjo e fundit ka qenë edhe e arrestuar për dhunë në familje.

I ndjeri kishte tre fëmijë të mitur me gruan ndërsa është ankuar edhe se nuk e lejonte që t’i takonte.

12:20- Mexhit Picari qëlloi 8 herë ndaj ish-dhëndrit, avokati nuk u ngrit nga tavolina pas të shtënave

Mexhit Picari shkarkoi të gjithë karikatorin e pistoletës ndaj ish-dhëndrit të tij Kudret Aliaj duke lëshuar në drejtim të tij 8 plumba. 5 prej plumbave kanë kapur Saliajn në pjesën e gjoksit duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme, kurse njëri prej tyre ka kapur në bark avokatin Adriatik Cama, i cili pas ngjarjes telefonoi policinë duke mos u larguar nga tavolina ku po konsumonte kafenë me viktimën.

Menjëherë në vendin e ngjarjes arritën forcat e rendit që ishin pranë gjykatës së Tiranës duke bërë sigurimin e zonës. Cama është jashtë rrezikut për jetën dhe u largua me këmbët e tij nga lokali ku ndodhi ngjarja  e rëndë edhe pse kishte një plumb në bark.

12:05 – Patën seancën e gjyqit, vjehrri ekzekutoi dhëndrin fill pasi dolën nga gjykata

Policia e Tiranë ka zbardhur vrasjen e ndodhur paraditen e sotme në kryeqytet.  Rreth orës 11:50, në bulevardin “Gjergj Fishta” Mexhit Picari ka vrarë me armë zjarri shtetasin Kudret Salia ( ish-bashkëshortin e vajzës) dhe si pasojë e të shtënave është plagosur dhe shtetasi Adriatik  Cama., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë vijojnë krehjen e zonës për kapjen e autorit të dyshuar, shtetasi Mexhit Picari. Janë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit të Tiranës.

Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 11:50, në bulevardin “Gjergj Fishta” dyshohet se shtetasi M. P. ka vrarë me armë zjarri shtetasin K. S. ( ish-bashkëshortin e vajzës) dhe si pasojë e të shtënave është plagosur dhe shtetasi A. C., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë vijojnë krehjen e zonës për kapjen e autorit të dyshuar, shtetasi M. P.

Janë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit të Tiranës.

Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

12:01 – EMRI/ Po ndahej me vajzën, si e ekzekutoi vjehrri dhëndrin pranë gjykatës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë ndodhi pak më parë në një lokal pranë gjykatës së Tiranës. Një person hyri në lokal duke qëlluar 4 deri 5 herë ndaj Kudret Saliajt, i cili ishte duke konsumuar një kafe me avokatin që ashtu ka mbetur i plagosur.

Mësohet se dhëndri është ekzekutuar nga ish-vjehrri i tij Mexhit Picari. Viktima, Kudret Salia ishte në proces divorci me bashkëshortën dhe ndodhej pranë gjykatës duke konsumuar një kafe me avokatin Adriatik Cama.

Ky i fundit ka marrë një plumb në bark dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Cama ndodhet tani në spital duke iu nënshtruar një operacioni për nxjerrjen e plumbit.

Cama ishte edhe prokuror i ngjarjeve të 21 Janarit, ndërsa policia ka shoqëruar edhe një të mitur, por nuk dihen ende shkaqet e kapjes së tij.

Adriatik Cama, avokati i plagosur

Sicc raporton gazetarja Xhensila Kodra, menjëherë pasi ka hyrë në lokal, autori i dyshuar i ngjarjes është drejtuar tek tavolina ku ndodhej Picari me avokatin e tij duke qëlluar gjithsej 5 plumba. 4 nga plumbat kanë goditur Saliajn duke e lënë të vdekur në vend, ndërsa 1 tjetër ka qëlluar në bark pikërisht avokatin Cama.

Ndërkohë, policia ka shoqëruar edhe një të ri nga vendi i ngjarjes, megjithatë nuk dihet nëse ai ka apo jo lidhje me vrasjen.

11:55 – Të shtëna me armë në mes të Tiranës, një i vdekur dhe një i plagosur

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur paraditen e të premtes në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në një lokal pranë Gjykatës së Tiranës ndërsa nga plumbat ka mbetur dhe një tjetër person i plagosur.

Dyshohet se Mexhit Picari ka hyrë në lokal dhe ka qëlluar 4 deri 5 herë ish-dhëndrin, Kudret Salija, i cili ishte duke konsumuar një kafe me avokatin, Adriatik Cama i cili mbeti i plagosur.

Dyshohet se viktima dhe vajza e autorit ishin në proces divorci.

Cama qenë edhe prokuror i “21 Janarit”, ndërsa para një viti u shkarkua nga Vettingu dhe tashmë ushtron profesionin e avokatit. Policia ka rrethuar vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar të miturin që dyshohet të jetë autor i vrasjes dhe plagosjes. sb/abcnews.al/

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!