Të shtëna me armë në Memaliaj, tre të vdekur, një i plagosur

schedule01:03 - 21 Korrik, 2024

schedule 01:03 - 21 Korrik, 2024

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në qytetin e Memaliajt.

Pak para mesnate dyshohet se tre persona kanë mbetur të vrarë si pasojë e të shtënave me armë zjarri, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur.

Ngjarja e rëndë, për të cilën ende nuk ka shumë detaje, mësohet të ketë ndodhur pranë godinës së bashkisë Memaliaj.

Në vendngjarje kanë mbërritur sakaq efektivë të policisë.