LAÇ- Një 67-vjeçar u gjet i vrarë me armë zjarri mbrëmjen e të hëne në fshatin Zhejë, të Kurbinit. Viktima u identifikuar si Dodë Mamli.
Nga këqyrja paraprake e trupit rezulton se ka një plumb ne koke dhe disa të tjerë në gjoks, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur 6 gëzhoja pistolete.
viktima u gjet nga dy banorë të zonës që po zbrisnin poshtë dhe konstatuan 67-vjeçarin të shtrirë dhe njoftuan policinë.
Familjaret thonë se viktima kishte folur me të vëllanë që ndodhet jashtë vendit rreth orës 16:00 të pasdites dhe mendohet se krimi të ketë ndodhur vetëm pak kohë me vonë.
Policia ka sekuestruar telefonin e viktimës si dhe po bën këqyrjen e mjetit te 67-vjeçarit. Pista kryesore e vrasjes dyshohet të këtë ndodhur për hakmarrje.
Dy djemtë e 67-vjeçarit të vrarë, Enrik Mamli, dhe Tom Mamli, kanë vrarë në vitin 2015 një person të quajtur Naim Tafa në Mamurras. Në ate kohe të plagosur mbetën edhe dy persona të tjerë.
Por pista tjetër është edhe ajo e një konflikti të mundshëm pronësie pasi 67-vjecari po hapte një tokë në zonën e pyllëzuar ku edhe u gjet i vrarë.
Burime për Abc News thonë se autorët mund të jenë nga i njëjti fshat.
Ndërkohë për vrasjen e 67-vjeçarit Policia e Kurbinit ka shoqëruar disa persona ndërsa janë kontrolluar tre banesa ku janë gjetur arme zjarri dhe municione. /abcnews.al

