Të shtëna me armë në Kosovë, vritet një grua

schedule15:36 - 12 Prill, 2024

schedule 15:36 - 12 Prill, 2024

KOSOVË– Një grua është vrarë me armë zjarri në qytetin e Ferizajt në Kosovë. Policia thotë se krahas viktimës,  si pasojë e të shtënave ka mbetur i plagosur edhe një burrë, ndërsa rrethanat e krimit janë ende të paqarta.

“Me datën 12.04.2024 në ora 14:40 kemi pranuar një informatë se në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj ka të shtëna me armë zjarri. Për pasojë nga të shtënat e armës së zjarrit një person e gjinisë femërore ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, kjo është konfirmuar nga mjekët kujdestarë, ndërsa është plagosur një person mashkull, i cili është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj”, njofton policia.

Paraprakisht, dyshohet autori i dyshuar i krimit se është ish-bashkëshorti i viktimës, i cili është arrestuar menjëherë./n.m.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!