Një vendparkimi dyshohet të jetë bërë shkak i konfliktit mes dy personave në Kamëz, që çoi në përdorimin e armës.
Ngjarja u regjistrua rreth orës 13:55 ndërsa mësohet se i plagosur, në këmbë, ka mbetur Mikel Xhetani, rreth 25 vjec.
Në kërkim është shpallur autori, Emanuel Buci.
Njoftimi i policisë
Rreth orës 13:55, në Kamëz, dyshohet se si pasojë e një konflikti të çastit, është plagosur në këmbë dyshohet me armë zjarri shtetasi M. Xh., rreth 25 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po bëjnë krehjen e zonës me qëllimin identifikimin e kapjen e autorit.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë të saj.