Të shtëna me armë në Gjermani, dy viktima dhe një i plagosur

schedule22:34 - 7 Janar, 2025

schedule 22:34 - 7 Janar, 2025

Dy persona u vranë në një kompani në shtetin e Baden Vurtemberg në jugperëndim të Gjermanisë si pasojë e të shtënave me armë.

Një tjetër u plagos rëndë, teksa autori i dyshuar mbetet në arrati.

Të shtënat ndodhën pasi një person i maskuar hyri në ambientet e kompanisë rreth orës 17:45 me orën lokale, tha policia në një deklaratë.

Edhe në Londër ndodhi një ngajrje tragjike. Një djalë 14-vjeçar u vra me thikë në një autobus në Woolëich Church Road.

Një tjetër u dërgua në spital i plagosur. Policia ka nisur hetimet, por asnjë arrestim nuk është bërë deri më tani. Oficerët bënë apel për të pranishmit që ishin në autobus, që të dëshmojnë.

Ngjarja ndodhi pasi një 18-vjeçar u godit me thikë pranë një shkolle në të njëjtën zonë të hënën.

I riu u dërgua në spital dhe ndodhet në një gjendje kritike për jetën. Policia aktualisht nuk beson se dy sulmet janë të lidhura./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!