Të shtëna me armë në Durrës, plagosen me armë zjarri babë e bir

schedule18:30 - 14 Shtator, 2020

schedule 18:30 - 14 Shtator, 2020

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pasditen e sotme në lagjen nr. 14 të qytetit të Durrësit.

Mësohet se nga të shtënat kanë mbetur të plagosur dy persona, përkatësisht babë e bir.

Sipas informacioneve, babë e birë janë konfliktuar me shtetasin A.Ll., i cili nën efektin e alkoolit i ka qëlluar me armë zjarri.

Aktualisht të plagosurit janë transportuar në spital ku po marrin mjekimin e nevojshëm dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, policia vijon punën për kapjen e autorit të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë

Plagosi me armë zjarri dy shtetas pas nje konflikti te çastit, Policia identifikon autorin edhe po vijon krehja e zonës për kapjen e tij.

Më datë 14.09.2020, rreth orës 17:45, në lagjen nr. 14, Durrës, dyshohet se pas një konflikti të çastit, kanë mbetur të plagosur me armë zjarri shtetasit H.B. dhe M.B., (bab e birë), të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta hetimore kanë bërë identifikimin e autorit të dyshuar shtetasi A.Ll., i cili ndodhej nën efektin e alkoolit dhe pas plagosjes është larguar nga vendngjarja.

Policia ka rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj për kapjen e autorit.

N.D./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!