Në Çole të Vlorës dy grupe të rinjsh u konfliktuan me njëri-tjetrin dhe policia ka shpallur në kërkim dy vetë. Sipas njoftimit zyrtar pasi dy të rinj kishin bërë sherr me njëri-tjetrin, njëri prej tyre ka qëlluar me armë në drejtim të makinës së tjetrit.
Nga të shtënat me pistoleta janë thyer xhamat e mjetit. Policia ka sekuestruar 2 gëzhoja dhe mjetet e shtetasve. Nga kqyrja e kamerave te sigurisë pranë vendit të ngjarjes, 34-vjeçari, është afruar në këmbë pranë mjetit tip ”Renault Megane”, që drejtohej nga një 25-vjeçar dhe pasi janë konfliktuar për motive të dobëta e të çastit e ka kanosur këtë të fundit me armë zjarri pistolet duke qëlluar mbi automjet./abcnews.al