Të paktën 13 njerëz u plagosën në një sulm me armë të ndodhur në qendër të Austin, Teksas mëngjesin e të shtunës.
Dy nga të plagosurit raportohet të jenë në një gjendje kritike, tha Shefi i Përkohshëm i Departamentit të Policisë së Austin Joseph Chacon në një deklaratë.
“Nuk mund të them se nuk ka rrezik tjetër publik në këtë pikë sepse i dyshuari nuk është kapur. Duket se në këtë pikë është i izoluar në këtë zonë “, tha Chacon.
Incidenti ndodhi rreth orës 01:30 të mëngjesit.
“Nuk është e qartë në këtë pikë se çfarë e nxiti këtë, por ne kemi njoftuar forcën e përbashkët të FBI-së për terrorizëm”, tha Chacon. e.l/abcnews.al/