Të shtëna me armë drejt makinës së administratorit të një shkolle në Tiranë

schedule11:42 - 18 Janar, 2022

schedule 11:42 - 18 Janar, 2022

Një person ka hapur zjarr me armë ndaj një makine te nënkalimi i Liqenit të Thatë në Tiranë. Gazetarja e Abc Xhensila Kodra raporton se dyshohet se një person i paidentifikuar, ka qëlluar me pistoletë, në drejtim të mjetit tip Benz me drejtues Lulëzim Mashën 63 vjeç, i cili është administrator i shkollës Wilson. Masha po udhëtonte i vetëm në makinë. Autori i cili ende nuk është identifikuar është larguar në këmbë.

Më datë 18.01.2022, te nënkalimi te Liqeni i Thatë, nga një person ende i paidentifikuar, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit me drejtues shtetasin L. M., 63 vjeç“, thotë policia.

Si pasojë e të shtënave, policia raporton se nuk ka persona të lënduar. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, janë ngritur pika kontrolli në të gjitha pikat hyrëse-dalëse të Tiranës me qëllim kapjen e autorit. Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe është duke sekuestruar çdo provë të mundshme materiale që do të shërbejë për identifikimin e autorit të ngjarjes. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!