Protestuesit e nxitur nga Donald Trump sulmuan Kongresin në SHBA duke bllokuar certifikimin e fitores së Joe Biden. Ligjvënësit u evakuuan, ndërsa brenda Kongresit pati të shtëna, teksa kaosi ende vijon.
Deri tani raportohet për një grua të plagosur. Të gjithë të shokuar në SHBA. Ndërkohë që gjithçka që po ndodh në SHBA, CNN e cilëson “Sulm mbi demokracinë”.

Një sulm i tillë mbi institucionet nuk ishte parë në SHBA prej më shumë se 200 vitesh, shkruajnë mediat amerikane./ db/Abcnews.al

