Të shtëna armësh nga një makinë në Velipojë

schedule19:39 - 27 Prill, 2019

schedule 19:39 - 27 Prill, 2019

Të shtëna armësh u dëgjuan mesditën e sotme në fshatin Luarez të Velipojës. Policia dyshon se persona të panjohur kanë qëlluar me armë zjarri në ajër, ndërsa lëviznin në rrugën dytësore. Pas ngjarjes Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe Policia e Shkodrës kanë ushtruar kontrolle në disa banesa të zonës. Në njërën prej tyre kanë sekuestruar një armë ushtarake të rëndë Granat-hedhës, silenciator, radio policie, rreth 700 fishekë luftarakë, krëhëra me fishekë kallashnikovi, dy telefona dhe një targë motoçiklete. Banesa ishte në pronësi të një 50 vjeçari me inicialet G.S, por në të nuk banonte njeri. Poseduesi i tyre është shpallur në kërkim për veprën penale prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe e municionit.  /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!