“Të shpëtohet QSUT”, Solis për pandeminë: Duhej decentralizuar, MSH të përcaktonte spitalet Covid në rajone

schedule19:55 - 25 Nëntor, 2020

schedule 19:55 - 25 Nëntor, 2020

Ish-ministri i Shëndetësisë Leonard Solis, në “Radari Informativ në ABC”, me gazetaren Jonida Shehu foli për gjendjen e pandemisë.

Solis theksoi se situata e COVID-19 në vend po vjen duke u përshkallëzuar, ndërsa shtoi se që në fillim duhet të merreshin masa më të qarta.

Sipas tij hapja e spitaleve Covid që në fillim duhet të ishte shtrirë edhe në rajone, jo vetëm në kryeqytet duke theksuar se edhe nëse institucionet do të vepronin në këtë fazë të pandemisë situata do të bëhej më e menazhueshme dhe më njerëzore.

Lexo edhe: “Pro mbylljes së shkollave”, Solis: Politika kontrollon shifrat, pse është rritur numri i të vdekurve

Ish-ministri i Shëndetësisë bëri me dije se spitalet janë të mbingarkuar dhe se QSUT duhet të shpëtohet nga fluksi i lartë.

 “Situata vjen duke u përshkallëzuar dhe në një situatë kur koha sa vjen po ftohet njerëzit do ti kemi në ambiente më të ngushta.

Është një numër që vjen në rritje, kjo është një situatë që ka përfshirë të gjithë botën. Kemi arritur në një fazë piku shumë të lartë. Spitali ka jashtëzakonisht punë.

Lexo edhe: S’ka si pandemia…?! Sprova e rëndë e shqiptarëve

E kam thënë që në fillim, ky problem duhet decentralizuar dhe të mos çohet në spitale. Kjo është një situatë që ndodh në të gjithë botën. Që në fillim duhet të caktoheshin të gjitha spitalet. Ministria e Shëndetësisë duhet të bënte të përcaktonte spitalet Covid në rajone. Mundohemi ta kalojmë elefantin në vrimë të gjilpërës , vetëm në spitalin Infektiv. Shohim që vijnë nga  Saranda, Korça dhe shtrohen vetëm në spitalin Infektiv. Sot ke frikë të shkosh sepse do të vdesësh në oborr të spitalit.

Ministrja bëri një gabim, duhet të gjitha strukturat të decentralizoheshin. Nuk ka nevojë Shqipëria për një hero apo për dy heronj, mjerë ai që sëmuret tani. Kjo punë duhet të bëhej që në  fillim. Pra e kemi spitalin të mbushur me shkodranë dhe qindra familjarë që qëndrojnë në oborr. Strumbullari i përkujdesjes është familjari, por kjo mungon për shkak të pandemisë. Në të gjitha llojet e sëmundje është familjari ai që kujdeset, unë e kuptoj që ushtari do të vdesë në luftë dhe i sëmuri në spital.

Fytyra  fundit që do të doja të shikojë kur të vdisja janë familjarët e mi. Kjo është një situatë sociale që duhet të marrë përkushtim. Tirana nuk ka spital,  ne gjërat i përziemë që në fillim. Është një sëmundje me protokolle të sakta, tashmë u aktivizua edhe mjeku i familjes. Nuk duhet të përqendroheshim të gjithë në Tiranë dhe duhej decentralizuar gjithë armata e mjekëve.

Edhe nëse kjo bëhet tani, situata do të jetë më e menazhueshme dhe më njerëzore. Nuk ka Covid rozë apo rilindas, duhet të gjithë bashkë të bëjmë vërejtje konstruktive”, tha Solis.

Gjatë bisedës në studio ai theksoi se deri më tani kjo sëmundje po dëmton më shumë moshën e tretë duke kursyer deri diku, brezin vital apo fëmijët./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!