Të shpallur në kërkim nga policia italiane, kush janë 4 “kokat e pakapshëm” që kanë terrorizuar vendin

schedule12:11 - 16 Janar, 2023

schedule 12:11 - 16 Janar, 2023

Me arrestimin e Matteo Messina Denaro, lista e të arratisurve tejet të rrezikshëm që i përkasin “programit special të kërkimit” të grupit Interforce zvogëlohet në 4.

I pari në listën e të kërkuarëve është Attilio Cubeddu (Sarda Anonim), i lindur më 2 mars 1947 në Arzana (Nuoro) dhe i kërkuar që nga viti 1997 për shkak se nuk ishte kthyer, në përfundim të një lejeje, në burgun Badu e Carros. Ai ishte i mbyllur për rrëmbim, vrasje dhe lëndime të rënda trupore. Më 18 mars 1998 u shpallën kërkime ndërkombëtare për arrestimin e tij por ende dhe sot nuk dihet se ku ndodhet.

Giovanni Motisi (Cosa Nostra), i lindur më 1 janar 1959 në Palermo, i njohur edhe me pseudonimin “U Pacchiuni (dhjami)”, është shpallur në kërkim që nga viti 1998 për vrasje, nga viti 2001 për organizatë mafioze, që nga viti 2002 për masakër duhet të vuajë një dënim të përjetshëm për vrasjen e komisionerit Giuseppe Montana. Më 10 dhjetor 1999 u shpallën kërkime ndërkombëtare për arrestimin e tij. Në vitin 2016, figura e tij u përfshi në listën e kriminelëve më të kërkuar në Evropë. Vrasësi i besuar i Totò Riina, sipas deklaratave të Calogero Ganci, bashkëpunëtor i drejtësisë, ka qenë i pranishëm në Cosa Nostra, në momentin kur u diskutua për vrasjen e gjeneralit Carlo Alberto Dalla Chiesa.

Renato Cinquegranella (Camorra), lindur më 15 maj 1949 në Napoli, i kërkuar që nga viti 2002 për organizatë kriminale, bashkëpunim në vrasje, posedim dhe armëmbajtje pa leje, zhvatje dhe vepra të tjera. Më 7 dhjetor 2018 u shpallën kërkime ndërkombëtare për arrestimin e tij me qëllim ekstradimi, por rezultuan të pasuksesshme. Emri i tij shfaqet në kronikat gjyqësore të dy prej krimeve që tronditën më shumë Napolin: vrasja e Giacomo Frattini, alias “Bambulella”, një ushtar i Nco, i torturuar, vrarë dhe copëtuar në janar si dhe masakra e kreut të Mobile Antonio Ammaturo dhe shoferit të tij, Pasquale Paola, në korrik të po atij viti nga Brigadat e Kuqe.

Në fund është dhe Pasquale Bonavota (‘Ndrangheta) , i lindur më 10 janar 1974 në Vibo Valentia, i kërkuar që nga viti 2018 për “shoqatë të tipit mafioz” dhe “vrasje të rëndë në konkurrim”. Bonavota është një nga njerëzit më të kërkuar në Itali, i konsideruar si truri i shoqatës mafioze me të njëjtin emër që vepron në zonën e Sant’Onofrio, por me degë në zonën industriale të Maierato, Pizzo dhe Acconia di Curinga. Ai konsiderohet si një zog i lirë në pyll që nga vjeshta e vitit 2018.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!