Pas akuzave të maxhorancës për bllokimin e hapjes së negociatave, Presidenti i Republikës Ilir Meta ka publikuar letrën e dërguar komisionerit për zgjerimin Oliver Varhelyi.
Meta u akuzua ditën e sotme nga kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla se po lobon kundër hapjes së negociatave tek krerët e vendeve të BE-së.
Duke qenë se një pjesë e letrës së dërguar komisionarit Varhelyi u publikua, Kreu i Shtetit e ka publikuar të plotë, pasi sipas tij, do të shmangë “çdo interpretim dashakeq”.
Në letrën e publikuar, ndër të tjera, Meta shprehet:
Unë mbetem me përshtypjet më të mira nga takimi ynë në Tiranë dhe mbeta në fakt i inkurajuar nga realizmi juaj…..por gjithsesi nuk mund të mos shpreh pakënaqësinë time rreth asaj që thuhet për establishmentin e Gjykatës Kushtetuese ku ju citoni se: Ka një mosmarrëveshje lidhur me një nga gjykatësit e emëruar së fundmi për shkak të një ndryshimi në interpretimin e procedurës së emërimit nga Presidenti i Republikës….”
Më tej Presidenti shkruan se ka një mosmarrëveshje por kjo sipas tij është krijuar nga mazhoranca “e cila kërkon që të kapë Gjykatën Kushtetuese se dhe të thellojë më tej krizën e vendit.