Tirana ka numrin më të lartë të personave me probleme të shëndetit mendor, të regjistruar në regjistrin e të dhënave të policisë. ABC News ka mësuar se për vitin 2018, kjo shifër shkon në 560 shtetas, ndërsa komisariatet janë urdhëruar të evidentojnë rastet e reja.
Nurmi i personava të shëndetit mendor që monitorohen nga policia e Tiranës sa vjen e rritet. Në të dhënat e zyrtare e Drejtorisë së Policisë Tiranë, për 2018 figurojnë të regjistruar 560 shtetas. Për të përballuar këtë numër, drejtoria i ka dërguar çdo komisaritati një qarkore ku dy specialist të zonës, të njohur ndryshe si SPZ, duhet të kontaktojnë periodikisht me familjarët dhe kujdestarët që asistojnë të sëmurët mendor.
Nëse do të bëjmë një krahasim me në të njëtën periudhë të një viti më parë, policia thekson se ka pasur një rritje të lehtë të personave që janë në lisatat e saj.
Policia mund të ndërhyjë ku ka një përkeqësim të gjendjes së të sëmurit mendor si edhe kur largohet nga Spitali Psikiatrik, pasi kthehet në rrezik potencial për pjesën tjetër të shoqërisë. Në të njëjtën kohë, efektivët theksojnë se, kanë asistuar në shumë në shumë raste, sidomos në muajt korrik e gusht, pasi është edhe piku, ku temperatuart e larta sjellin për rrjedhojë edhe përkeqësim të gjendjes së personit që ka probleme mendore.
Problem për uniformat blu mbetet se, mjaft njerëz ngurrojnë të kërkojnë trajtim mjekësor për shkak të damkës si të sëmurë mendorë, duke u mbyllur edhe më shumë në vetvete. Kjo gjendje e rënduar mendore pohojnë specialistët, krijon kushtet për shpërthime emocionale, ku në jo pak raste shoqërohet me viktima, sidomos të familjarëve që i mbajnë në banesë./abcnews.al