Izolimi nga pandemia dhe humbjet e vendeve të punës kanë shënuar rritje të personave me probleme të shëndetit mendor në qarkun e Korçës.
Sipas mjekëve sëmundja po rikthehet tek pacientët e mëparshëm, por edhe tek persona deri tani pa asnjë problem të tillë.
Mjekja psikiatre e qendrës komunitare në Korçë Nikolina Bode thotë për “ABC News” se këta persona kanë rinisur mjekimin.
“Kohët e fundit ngjarjet janë qenë prezente. Qyteti ynë ka pasur raste të ndikuara edhe nga kjo situatë. Procesi i karantinimit ka ndikuar si në persona me probleme mendore edhe te persona të rinj të cilët nuk i kemi njohur më parë”, tregon ajo.
Pasojat e rënda kanë shfaqur edhe përdorues të lëndëve narkotike. Gjatë izolimit ata janë bërë më të dhunshëm me familjarët e tyre.
“Izolimi ka ndërprerë kontakte jashtë, por ka rritur trysninë brenda familjes”, shprehet ajo.
Sipas mjekës Bode, gjatë kësaj periudhe, i lartë ka qenë edhe numri i personave që kanë kryer vetë vrasje dhe kanë tentuar ti japin fund jetës.