Situata me të sëmurët me Covid në spitalin “Shefqet Ndroqi”

schedule18:24 - 7 Dhjetor, 2020

schedule 18:24 - 7 Dhjetor, 2020

Nga Ema Shazivari

Të sëmurët me covid kanë pritur me orë të tëra në ambulanca. Shumë prej tyre jo në gjendje të mirë shendetësore.

Mjekët e urgjencës u kanë dhënë ndihmën e parë në autoambulanca janë pritje të lirimit të shtretërve.

Familjarët e të sëmurëve, jashtë kamerave shprehen të shqetësuar për pritjen e gjatë.

Ky është vëllai i një prej pacientëve që ndodhet në intubim. qëndron prej dy ditësh në oborrin e Sanatoriumit.

Thotë se ka pak shpresa që motra e tij të shpëtojë.

“Kam një motër, por nuk dimë asgjë për të. Nuk kemi asnjë kontakt. Ajo është në gjendje kome. Presim orën 12 për të parë nëse do na lejojnë ta shikojmë”, është shprehur ai.

Familjarët e të sëmurëve presin me padurim ardhjen e koordinatorëve për tu dorëzuar sendet dhe ushqimet.

Dhe pse në Sanatorium nuk kanë ardhur ende tabletat e komunikimit, të afërmit flasin me anë të celularëve.

Deri në 15 dhjetor, të gjithë urgjencat do të priten nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Pas kësaj date ato duhet tu drejtohen infektivit. Ndryshimet e këtij plani do të jenë çdo një muaj dhe ka për qëllim shmangien e kaosit në dy spitalet, kryesisht në shërbimin e urgjencës./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!