“Të rrofshin qershitë në vesh”, Niko Komani injoron look-un e konkurentes

schedule22:03 - 16 Prill, 2021

schedule 22:03 - 16 Prill, 2021

Tematika e mbrëmjes së sotme në StyleStar ka qenë “Takim i parë me vjehrrën“. Duke krijuar performanca të bukura dhe situata komike, vajzat kanë pasur situata të ndryshme. Njëra nga konkurentet, Kristinës , i ishte caktur “takim me vjehrrën në stadium”.

Pavarësisht performancës së saj plot energji , juria nuk u tregua aq pozitive me gjykimin.  Në veçanti Niko Komani, nuk kritikoi, por pati  një koment “të rrofshin qershitë në vesh” , duke iu referuar vathëve të konkurentes. Pavarësisht këtij komenti Kristina nuk është pezmatuar , por e ka pritur me humor. Duhet përmendur se komente të tilla nga Niko janë tashmë të zakonshme në StyleStar Show, pasi ai njihet si më kritiku nga juria./abcnews.al