Tematika e mbrëmjes së sotme në StyleStar ka qenë “Takim i parë me vjehrrën“. Duke krijuar performanca të bukura dhe situata komike, vajzat kanë pasur situata të ndryshme. Njëra nga konkurentet, Kristinës , i ishte caktur “takim me vjehrrën në stadium”.
Pavarësisht performancës së saj plot energji , juria nuk u tregua aq pozitive me gjykimin. Në veçanti Niko Komani, nuk kritikoi, por pati një koment “të rrofshin qershitë në vesh” , duke iu referuar vathëve të konkurentes. Pavarësisht këtij komenti Kristina nuk është pezmatuar , por e ka pritur me humor. Duhet përmendur se komente të tilla nga Niko janë tashmë të zakonshme në StyleStar Show, pasi ai njihet si më kritiku nga juria./abcnews.al

