Zëri i popullit në “Bardh a Zi”, të rrish apo të ikësh? Qytetari i revoltuar: Zoti i q*të farën politikës

schedule22:09 - 27 Nëntor, 2020

schedule 22:09 - 27 Nëntor, 2020

Të rrish apo të ikësh? Kjo ishte tema e emisionit “Bardh a Zi” mbrëmjen e sotme por edhe dilema e shumë shqiptarëve në jetën e përditshme. Por cfarë mendojnë ata? Mendimet janë të ndryshme. “Gjithcka më pëlqen përveç njerëzve” tha një qytetare.

Edhe të duam të ikim nuk ikim dot se janë mbyllur rrugët” tha një tjetër. “Do të ikim në Amerikë” tha një i ri. Gjermania është objektiv për disa të tjerë. “Nëse nuk e bëjmë ne kush do e bëjë” tha një tjetër i ri.

Politika kurrë mos qoftë, dhe Zoti i q*të farën te janë, te i pari, te i fundit. Këtu nuk kishte pasur demokraci, këtu nuk kishte pasur socialistë, vetëm me na hangër ne, me vujt populli i shkretë, me met populli rrugëve” tha një tjetër qytetar i zhgënjyer nga klasa politike. / db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!