Këta te rinj kanë zgjedhur arsimin profesional.
Janë nxënës te gjimnazit “Hamdi Bushati” ne Shkodër e thonë se programet qe po ndjekin do t`i integrojnë me shpejt ne tregun e punës.
“Unë kam degën e hoteleri turizmit dhe kemi krijuar një projekt të agro turizmit”, ka thënë një nga nxënësit.
Një tjetër shprehet se kanë mësuar dhe së bashku me një grup shoqesh mund të hapin një agjensi imobilare.
Në Shkodër vitet e fundit vërehet rritje e interesit te te rinjve qe zgjedhin arsimin profesional pas përfundimit te ciklit 9-vjeçar.
“Ne kemi një fluks të mirë të nxënësve që kërkojnë arsimin profesional. Shihet se regjistrimet e viteve të fundit janë në rritje. 70% të tyre janë në hoteleri-turizëm”, ka thënë ajo.
Drejtorja e shkolles Merita Zeneli thote se nxenesit ushtrohen shume ore ne praktike. Ne përfundim te shkolles jane te shumte ata qe lidhin kontrata pune me bizneset.
“Ne kemi marrëveshje me 176 biznese dhe me 154 biznese ne kemi kontrata”, shprehet ajo.
Në shkollën e mesme teknologjike ” Hamdi Bushati” në Shkodër aktualisht janë 750 nxënës në tre drejtimi Hoteleri Turizëm, Ekonomi biznes dhe konfeksione./abcnews.al