Të rinjtë protestojnë me këpucë përpara Parlamentit

schedule13:40 - 25 Prill, 2019

schedule 13:40 - 25 Prill, 2019

Të rinjtë e forumit të Partisë Demokratike organizuan një protestë simbolike përpara Parlamentit në ditën që po zhvillohej seanca plenare. Ata vendosën 200 këpucë me flamujt e vendeve te Bashkimit Evropian shoqëruar me parullën “Ti Shqipëri s’më jep nder, me jep emrin mërgimtar”. Sipas të rinjve demokratëve këpucët janë tregues të largimit të 110 mijë bashkëmoshatarëve të tyre nga Shqipëria në gjashtë vitet e fundit. Kryetari i forumit rinor deklaroi se ky apel i drejtohet sot jo vetëm Parlamentit por edhe qytetarëve që të reflektojnë se cilët janë shkaktarët e emigrimit të rinisë shqiptare./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!