Ndërkohë që në Shqipëri vazhdon të jetë situata alarmante për shkak të pandemisë, duket se në disa vende gjithçka është krejt normale.
Rasti më i fundit vjen nga një beach bar në Gjirin e Lalzit në Durrës, ku janë mbledhur pafund të rinj, të cilët kanë festuar në ritmet e muzikës së reperit të njohur Noizy.
Ata kanë kërcyer dhe kënduar ngjitur e ngjitur me njëri-tjetrin pa u shqetësuar nga Covid-19 dhe duke mos zbatuar asnjë prej rregullave si për shembull distancimi social.
Në këtë formë, ata kanë vërtetuar se të gjitha thirrjet e ministrisë së Shëndetësisë kanë qenë të kota.
Kujtojmë që gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë shënuar 4 viktima të reja, duke e çuar numrin në total në 148. Gjithashtu janë konfirmuar edhe 117 raste të reja./abcnews.al