Nga Ajgena Korbi
Të rinjtë gjithnjë e më tepër duket se po orientohen drejt tregut të punës për të përfunduar studimet e larta. Biznesi, administrimi dhe ligji janë degët me numrin më të lartë të të diplomuarve vitin e fundit.
Më shumë se ¼ e studentëve sipas Institutit të Statistikave ka përfunduar një prej këtyre fakulteteve. Më pas renditet inxhineria, prodhimi dhe ndërtimi programe të përzgjedhura më së shumëti nga djemtë.
Ndërsa vajzat kanë pëlqyer që studimet e larta ti mbyllin në degë që kanë lidhje me shëndetin dhe mirëqenien.
Arsimi vijon të mbetet një prej degëve që përzgjidhet më shumë nga vajzat ndërsa teknologjia e informaciont nga djemtë.
Megjithëkëtë ata që kanë marrë një diplomë universitare vjet pas sipas INSTAT ishin më shumë femra sesa meshkuj. 65. 3% të numrit të përgjithshëm të studentëve. /abcnews.al