“Të rikthejmë Shipërinë në shinat e demokracisë”, Meta: Hapi i radhës për “30 qershorin”

schedule11:41 - 8 Dhjetor, 2021

schedule 11:41 - 8 Dhjetor, 2021

Pas homazheve në bustin e Heroit të Demokracisë dhe Liderit të Dhjetorit ’90, në Qytet Studenti, presidenti Ilir Meta tha se 8 Dhjetori është dita për të vlerësuar Azem Hajdarin dhë të gjithë studentët. Sipas tij është koha që Shqipëria të rikthehet në shinat e vërteta të demokracisë. Nga Sheshi Demokracia kreu i shtetit u shpreh se Shqipëria dhe shqiptarët duhet të marrin në dorë fatin e tyre, për të vijuar me procesin e integrimit drejt BE-së, duke garantuar lirirë dhe të drejtat themelore të njeriut.

“Ishte një detyrim për të qenë sot këtu në këtë shesh të qytetit studenti, të demokracisë në këtë shesh ku thirrjet liri demokraci u shtuan për herë të parë plot gëzim dhe pa frikë në Shqipëri me moton e duam Shqipërinë si të gjithë Evropa. Jam këtu për të nderuar lëvizjes studentore në mënyrë të veçantë heroin e demokracisë Azem Hajdarin që pati një rol kyç vullkanizues në atë pikë të rëndësishme për Shqipërinë. Tani është koha për një thirrje tjetër ta bëjmë Shqipërinë si të gjithë Europa dhe ta kthejmë në shinat e demokracisë lirisë dhe të drejtave të njeriut. Të garantojmë të ardhmen Evropiane larg çdo pikëpyetje dhe alternative boshe”, tha Meta.

I pyetur se cili do të jetë hapi i radhës për vendimin e Gjykatës Kushtetuese e cila la në fuqi zgjedhjet e 30 qershorit 2019, presidenti tha se duhet ti referohemi qëndrimit zyrtar të presidencës që u bë publik dje.

S’dua që këtë moment ta shfokusoj me çështje të tjera unë do të jem në dispozicion tuaj për këtë çështje që të më bëni pyetje pyetje por dëshiroj të gjithë të përqendrohen në qëndrimin zyrtar të presidencës. Tani edhe njëherë tjetër përshëndetje më të përzemërta për të gjithë banorët e qytetit studenti, për të gjithë studentët në të gjithë Shqipërinë. Ne presim shumë prej tyre që të marrin në dorë udheqjen e proceseve demokratizues në Shqipëri. Do kenë mbështetjen time”, tha Meta.

Lidhur me këtë vendim Presidenca është shprehur  dje se “Kushtetuesja” ka bërë disa shkelje në këtë proces. U hodhën akuza se Gjykata Kushtetuese, për interesa që nuk përkojnë me ato të popullit shqiptar, me këtë vendim sipas presidencës hoqi dorë nga ushtrimi i funksionit të saj sublim dhe e shpalli veten jo kompetente, për të mbrojtur të drejtat dhe liritë themelore të shqiptarëve. be.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!