“Të qenurit gjyshe më bën të ndihem mirë”, Shkurte Fejza rrëfen ndjesitë pasi u bë me nip

schedule10:38 - 7 Qershor, 2022

schedule 10:38 - 7 Qershor, 2022

Shkurte Fejza dhe e bija, Gresa Behluli kanë dhënë një intervistë për emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, ku rrëfyen detaje nga kënga më e re që kanë sjellë “Si dy nana”. Ata u ndalën dhe te pjesëtari më i ri që është shtuar në familje, Dielli, djali që solli në jetë Gresa pak muaj më parë.

E pyetur nga moderatori Alban Musa, Shkurte rrëfeu dhe ndjesitë si një gjyshe. “Më ka bërë mirë të qenurit gjyshe, është një bekim.”, tha ajo. Ata komentuan gjithashtu dhe se si është të punosh me njëra-tjetrën. “Për mua është e lehtë kur këndoj sepse suksesi është i garantuar.

Por dhe përgjegjësi sepse me një emër të madh duhet të dukesh më mirë. Duhet të kujdesesh për gjithçka. Fustani duhet me qenë shumë korrekt dhe unë nuk duhet me pas asnjë këmbë hapur sepse marr shumë komente negative.”, tha Gresa.

Shkurte pati një koment dhe për artistet e reja dhe atë që ofrojnë në treg. “Ka dhe gjëra të bukura dhe gjëra që të lënë për të dëshiruar. Ka disa që duket sikur janë të panevojshme, sikur e prishin të mirën”, tha Shkurte. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!