Te qëndrimi i Berishës “ka dorë” LaCivita, Bejko: Kreu i PD në dilemë për të njohur zgjedhjet

schedule14:41 - 12 Maj, 2025

schedule 14:41 - 12 Maj, 2025

Në fjalimin e tij të parë që pas daljes së shifrave të numërimit të votave kreu i PD, Sali Berisha u duk sikur “pranoi rezultatin”. Analisti Roland Bejko tha se këtu kanë luajtur rol këshillat e LaCivita-s, i cili kërkon që të nxjerrë një figurë “dinjitoze” të demokratit.

Megjithatë Bejko shtoi se Berisha është në dilemë, sepse nga njëra anë kërkon që të njohë rezultatin e zgjedhjeve dhe nga ana tjetër nëse e bën këtë duhet që të japë dorëheqjen.

“Më parë thoshte qëndrimin e tij në zgjedhje dhe pastaj fliste për numëruesit, që të qëndronin deri ën fund. Kurse sot kishte vënë numëruesit para, ndoshta për t’i dhënë më shumë kohë vetes për të qenë më i qetë dhe për të përcjellë një lloj qetësie. E dyta është që në fund fare iu shmang asaj që është thelbësorja respektimit të statutit të partisë. Nga njëra anë është në dilemë që të njohë zgjedhjet dhe nga ana tjetër nëse pranon zgjedhjet duhet që të japë dorëheqjen.

Tani është s’është se i respekton shumë normat, por LaCivta vazhdon ende që të jetë këshilltari i tij në këto zgjedhje. Këto janë këshillat e LaCivita, ai ka kërkojë që ta nxjerrë Berishën në mënyrë “dinjitoze” dhe të pranojë fatin e tij politik pas zgjedhjeve. Tani a do e japë apo s’do e japë dorëheqjen Berisha?! Njeriu më i interesuar që të mos japë dorëheqjen Berisha është Edi Rama. Kushdo që është në pushtet është i interesuar që kundërshtarin ta ketë më të dobët”, tha Roland Bejko./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!